[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektologu Valbon Krasniqi: Coronavirusit po i vjen fundi, kësaj radhe festoni në shtëpi!



Botapress, 23 Maj – Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje kosovarëve që festën e Bajramit ta festojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë vizita familjare. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se kësaj radhe duhet të festojmë në shtëpi, në atë formë që “nesër të festojmë të gjithë së bashku”.
Krasniqi me këtë rast edhe ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.


Postimi i plotë:
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku
Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.
Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. (Botapress)

Menu Title