.
×

Isa Maloku –Dasma ime-Kushtuar heroit kombëtarë Isuf Qerim Hoxha



Poezi-Në rininë time, herët u dashurova në kujtesë me mbeti dasma ime e vogël, nëntë djem, e një vajzë e bukur si nena e saj.

Në vend te puthjeve me tufa lulesh nen sqetull mos e kërkoni varrin time aty nuk do te gjeni eshtrat e mi ju kane tregu shokët e mi human te rilindjes apo nuk ka ardhur lajmi për mua akoma ne Muzerinë. esëll me kapen korbat e zi në oborrin e shtëpisë, tërë natën isha duke soditur rrugëve te jetës mëngjesi zbardhi e mua mu ndalu fjala lamtumirë! fëmijët e mi nuk ma ndalen mendimin tim për dasmën time të madhe. ndër shekuj, plagët e popullit tim nuk u shëruan kurrë, me veten time bisedova me Skënderbeun, me tha: unë nuk e ndërtova kalanë e Lezhës por, aty e mbajta, lidhjen e besës. Erdha nga Munih i Gjermanisë ti ndihmoj vullnetaret e lirisë, t’ju sjelli barna për ti ja shërua plagët.

Pasi e kreva misionin tim Me dënuan një vite e tete muaj, në burgun e Dubravës kishte filluar dasma e madhe e lirisë.

Mbyllë në dy palë grila Në qeli me izoluan ne pavijonin “c” me ngujuan. Me kazmë i hapa 12 dhoma të vetmisë, si mic sokoli i dola me gjoksin tim mitralozave qe villnin zjarr e hekur: vraponi o burra e shpëtoni jetën. Dasmën do ta filloj i pari për Muzeqenë me duart e mia te zbrazëta me gjakun time human me kockat e ashtit tim krushk i dasmës se madhe u bëra e kurban i lirisë. tani ju mua me quani si te doni, martir i Dubravës, shpëtimtar, hero e kurban i lirisë, po deshët me varrosni por eshtrat e mi mos mi kërkoni historia e varrit tim është enigme ajo i ngjanë varrit te Skënderbeut e përfundon me gjoksin e mic sokolit e shpirti im shkëlqen si kandil mbi varrin e çdo dëshmori qe i këndohet kënga e lavdisë.