[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Isa Mustafa reagon për takimin 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, përmend edhe BE’në



 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i 2 shtatorit në Washington, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Sipas Mustafës, Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.

“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi sot se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Menu Title