[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish-ambasadori i SHBA’së në Beograd mbështet Kosovën për reciprocitetin tregtar



Ish-ambasadori i SHBA’së në Beograd, Michael Polt, ka mbështetur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitet tregtar ndaj Serbisë.

‘’Nuk ka asnjë arsye që Kosova mos të kërkojë trajtim reciprok në tregti me Serbinë. Presioni i SHBA’së në këtë rast është gabim’’, ka thënë Polt në rrjetin social Tëitter teksa komentonte një artikull të NY Times me titullin ‘’SHBA-ja kundërshton ‘barrierat e reja’ ndaj mallrave serbe”.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka larguar taksën. I Dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë këmbëngulës që masat e reciprocitetit të mos zëvendosjnë taksën, pasi sipas tij kjo pengonte kthimin e Serbisë në tavolinën e dialogut.

Edhe ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë. Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte premtuar masën e reciprocitetit gjatë fushatës zgjedhore dhe pastaj e kishte vënë në programin qeverisës./

Menu Title