.
×

Ish-diplomati: Një “Konferencë e Rambujesë” për dialogun, fitues Thaçi dhe humbëse Kosova



Botapress 15 Nëntor – Një skenar i cili nuk është përjashtuar së fundmi nga presidenti i vendit Hashim Thaci është vazhdimi i procesit të dialogut përmes një konference, njëjtë si ajo e Rambujesë, e cila do të mund të shënonte përfundimin e dialogut.

Ish-diplomati Lulzim Peci në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk e përjashton një mundësi të tillë. Ndonëse, ky skenar do të ishte me fatalitet për Kosovën mirëpo triumfues personalisht për presidentin Thaci.

“Është varianti më i mirë i Thaçit për t’u faktorizuar sepse nëse vazhdohet me konferenca të tilla ato kryhen shpejtë dhe bëhen obligative për krejt. Për të personalisht është opsioni më i mirë për të arritur atë që e ka ndërmend. Nuk mund ta hedh jashtë si opsion”, ka thënë Peci duke theksuar se në një situatë të tillë Kosova është humbëse.

“Ka mu bë një vend invalid i cili nuk do të jetë në gjendje që të ketë as zhvillim ekonomik as kurrgjë”.