.
×

Ish futbollisti turk vjen me deklaratën e vitit: Ja çfarë i thashë Vedat Muriqit pas lëndimit!



Rıdvan Dilmen, ish futbollisti i njohur turk thotë se Vedat Muriqi ka aftësi për t’u shëruar më shpejtë se futbollistët normal.

Ai zbuloi se ka biseduar në telefon me Muriqin dhe sulmuesi kosovar i ka thënë se do të mungojë për 5 javë – por Dilmen ia ka kthyer duke i thënë se do të shohim në fushë për një kohë më të shpejtë se aq.

“Unë fola me Vedat Muriqin në telefon javën e kaluar.

‘Muriqi më tha se nuk do të shërohet edhe 5 javë’, ndërsa unë i thashë: ‘Ju e keni fjalën për lojtarët normal apo jo, pasi ju mund të ktheheni më shpejtë në fushë”, zbuloi Dilmen në një program televiziv në Turqi.

Vedat Muriqi u lëndua në sfidën ndaj Kayserisporit dhe humbi dy sfidat kyçe të kombëtares së Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë – ndërsa raportohet se ai mund të ketë mbyllur këtë vit dhe mund të kthehet në fillimin e vitit 2020.