[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish-gjykatësi kryesor i EULEX’it kërkesë për raportim para deputetëve për shkeljet e misionit



Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons iu ka nisur një letër deputetëve të komisionit për legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj,. Simmons thotë se krejt këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX’it. 

Mbledhja e komisionit për legjislacion, është përcjellë me përplasje në mes të kreut të këtij komisioni Shkëmb Manajt dhe deputetëve, që e kanë akuzuar atë se e ka mbajtur të fshehur një letër të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX’it drejtuar këtij komisioni.

Kjo letër që ka arritur në korrik në Kuvend, sipas Manajt nuk është përcjellë nga administrata.

Gazeta ka siguruar letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij, e thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

“Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

Simmon shprehet i gatshëm që të jap dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur sipas tij, si ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykyese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

Ai përmend edhe një takim që ka pasur me tash kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Kosovë në vitin 2016-të.

“Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër.

 

Simmons thotë se është i gatshëm që të deklarohet para parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke thënë se ka edhe prova.  Ai thotë gjithashtu se është i gatshëm që të jap edhe dëshminë e tij.

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të  që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it, dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

Menu Title