.
×

Ish komandanti i liruar i Policisë së Serbëve të Bosnjës, padit shtetin Boshnjak



Ish-komandanti i Brigadës Speciale të Policisë Serbe të Bosnjës, Goran Saric, i cili ishte liruar për krime lufte në Sarajevë dhe gjenocidin në Srebrenicë, ka paditur shtetin boshnjak për 22 mijë euro për shkaktim të dëmit.

Avokati i Goran Saric tha të mërkurën se ai është duke paditur Bosnje dhe Hercegovinën për 43 mijë marka boshnjake ose 22 mijë euro për dëmtimet e shkaktuara mbi ndalesat e imponuara mbi të përderisa ishte në gjykim dhe vuajtjet psikike që ka pasur.

Përderisa ishte në gjykim në gjyqin shtetëror boshnjak në dy raste të ndara, në të cilat ishte liruar, ish-komandanti i Brigadës Speciale të Policisë Serbe të Bosnjës nuk ishte lejuar të dal nga shteti apo të komunikojë me dëshmitarët.

Avokati i Saricit, Ozrenkta Jaksic tha se ai duhet të kontrollohet nga një ekspert i gjyqit në psikiatri për të vlerësuar sa serioze janë problemet psikike që ai ka vuajtur.

“Është e nevojshme për një ekspert të gjyqit të bëjë një kontrolle në mënyrë që të përcaktojë efektet e shqetësimit psikik, frikës dhe qëndrimeve negative nga publiku për shkak të gjykimit ndaj tij, si dhe vështirësitë për të pasur një lidhje normale familjare dhe çështje tjera, si dhe kohëzgjatjen dhe intenzitetin e problemeve personale të shkaktuara nga masat parandaluese”, tha Jaksic.

Zyra e avokatit të shtetit të Bosnjës tha se padia e Saric duhet të refuzohet dhe të dëshmohet se ndalesat kanë qenë të arsyeshme.

Saric, ishte liruar nëntorin e kaluar për përfshirjen në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Ai ishte liruar nga përgjegjësia për nxjerrjen e udhëzimeve dhe ushtrimin e kontrollit ndaj zëvendësit të tij Ljubomir Borovcanin, të cilin Tribunali i Hagës e ka dënuar me 17 vjet burg për krimet në Srebrenicë, dhe për dhe ndihmën e dhënë anëtarëve të një organizate  kriminale në kryerjen e gjenocidit.

Në nëntor të vitit 2014, Saric i cili po ashtu ishte liruar nga akuza për mbikëqyrjen e personave të cilët ishin ndaluar në spitalin psikiatrik të Jagomirit në Sarajevë në vitin 1992, disa prej të cilëve më vonë ishin vrarë.

Ai ishte supozuar se ishte shefi I stacionit policor  për siguri publike në komunën me shumicë serbe të Centarit në Sarajevë në kohën e krimeve.