.
×

Ish-ministri shqiptar humb personin me të dashur



Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, dje ka humbur njeriun më të dashur, babin e tij. Babai i ish-ministrit, Panariti, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ka qenë vetë ministri i cili përmes facebook’ut me anë të një foto ka treguar për vdekjen e babait të tij.

Ish-ministri ka pasur një raport shumë të ngushtë me të atin, i cili publikonte  në rrjetet sociale herë pas here momente me të.

Babai i Panaritit, është vlerësuar dhe nderuar nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri për kontributin e tij për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.