.
×

Islam Pacolli mohon se është arrestuar nga Policia, tregon detaje nga incidenti



 

Deputeti Islam Pacolli ka dalë në foltoren e Kuvendit për t’u sqaruar para opinionit lidhur me raportimet se ai ishte arrestuar pasi është përplasur me policinë e Kuvendit.
Pacolli thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se koha do ta tregojë këtë.

“E vërteta është që kam dashtë më hy ne objektin qeveritar dhe me gjithë id kanë vendosur unë të kthehem prapa. Koha do ta tregojë të veten. U bëj thirrje mediave që mos të propagandojnë një ngjarje që është e pavërtetë se gjoja unë jam arrestu dhe sigurisht koha do ta tregojë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që punojnë në institucione të Kosovës të respektojnë ligjin. Nuk munden me pasë fobi anti ligjore dhe pastaj të mos respektojnë ligjin. Ata njerëz që janë në institucionet e Kosovës duhet të respektojnë ligjin”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, më 12 qershor, Policia e Kosovës ka njoftuar se Islam Pacolli ka sulmuar fizikisht një oficer të Ministrisë së Drejtësisë.