.
×

Islami i VV-së akuzon kryetarin Berisha për kërcënime, e denoncon në Polici!



Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë, Ylber Islami e akuzon kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha se e ka kërcënuar.

Islami i ka thënë Gazetës Blic se, para disa ditësh i kishin ardhur disa SMS, përmes të cilëve ishte kërcënuar, duke i thënë që më të mos merret me Burim Berishën.

Islami ka thënë se ai tashmë këto kërcënime i ka deponuar edhe në Policinë e Kosovës.

“Këto kërcënime i kam deponuar edhe në Policinë e Kosovës, dhe tash të merret policia me ta”, tha ai.

Islami ka bërë të ditur, se edhe në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, është ofenduar, kërcënuar e shantazhuar nga ana e kryetarit Burim Berisha dhe të njerëzve të tij.

“Kërcënimet e para disa ditëve me SMS se nuk duhet të merrem me Burim Berishen, duket se u vërtetuan në mbledhjen e KPF-së, ku kryetari i frustruar lëshonte ofendime, kërcënime, shantazhime”, ka thënë ai.

Islami ka shkuar aq larg, saqë ka thënë se kryetari Burim Berisha ka “para të mjaftueshme, madje që të paguajë vrasës me pagesë. Para nga krimi i organizuar ka me bolëek. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Me asgjë nuk mund të ma mohojë të drejtën time për të përfaqësuar ata që më kanë zgjedhur”.

Islami në vazhdimësi ka qenë kritikues i qeverisjes së Fushë Kosovës. Sipas tij, Burim Berisha dhe klika e tij e kanë shndërruar komunën në pronë private.

67971_627055980691794_1654842919_n