.
×

Ismaili: Të prekurit nga Skleroza me terapi falas



Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi kjo për të prekurit nga Skleroza Multiple.Ismaili ka bërë të ditur se nga kjo e marte pacientët nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore.
“Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta.

Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore.Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili në Facebook