[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ivanka Trump qan derisa shikon babanë e saj në fjalimin e fundit si President



Ivanka Trump, u bashkua me Tiffany, Eric dhe Don Jr, në Joint Base Andrews të Mërkurën në mëngjes, ku babai i tyre, ish-presidenti Donald Trump, iu drejtua mbështetësve në një mesazh lamtumirës.Ka qenë Ivanka Trump ajo që është parë duke qarë, derisa vëzhgonte babanë e saj në orët e fundit të presidencës së tij.

Ajo kishte veshur një pallto të bardhë me butona të zinj pranë kostumit të zi të burrit të saj, dhe vetëm fëmijët e saj kishin maska ??mbrojtëse për fytyrën.

Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë me Zonjën e Parë në orën 08:12, mëngjesin e sotëm.Duke hipur në Marine One dhe më pas duke u transferuar në Air Force One, ai i tha turmës se kishte qenë “nderi i një jete të tërë” për të shërbyer si President, duke shtuar se ai do të kthehej ‘në një farë forme’.Kujtojmë se vetëm Ivanka pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, transmeton Botapress.info

Menu Title