.
×

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk e largoni ferrën



Mund të duket si një ndjenjë shumë e mirë, që gjatë ditëve të verës të heqësh këpucët dhe të ecësh zbathur derisa një ferrë e vogël t’ju shpojë në këmbë. Mund të jetë aq e hollë dhe e futur thellë në lëkurë, sa që ju e konsideroni si të padëmshme dhe të parëndësishme, shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo është e këshillueshme, që ta hiqni sa më shpejt që keni mundësi, për shkak se mund të shkaktojë ndonjë infeksion të madh. Lëkura është një barrierë e cila parandalon infeksionet, kështu që nëse ferra depërton në lëkurë duke e çarë atë, e bën më të lehtë depërtimin e baktereve brenda lëkurës.

Një infeksion i tillë shkaktohet nga bakteri tetanus, i cila nëse arrin të depërtojë në trup të ndonjë personi të pavaksinuar, mund të lirojë toksina që janë shumë të dëmshme për sistemin nervor duke e dëmtuar atë dhe duke shkaktuar çrregullime mendore.

Për shkak të rrezikut nga ndonjë infeksion i tillë, nuk rekomandohet që ferra të qëndrojë shumë kohë në trupin tuaj. Nëse nuk arrini të hiqni, atëherë është e këshillueshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

Gjithashtu në rast se nuk largohet nga trupi, atëherë sistemi imun mobilizohet dhe në tentim të heqjes së saj, shkakton një reagim inflamator, skuqje apo ënjtje. Nëse ky reaksion inflamator zgjat për shumë ditë, atëherë situata mund të përkeqësohet dhe të përfundojë me ndonjë problem serioz.