[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja çfarë ka ndodhur me burrin që rrihte femrat në Prishtinë



Policia e Kosovës, të dielën, ka arrestuar 33-vjeҫarin i cili dyshohet se kishte sulmuar gratë dhe vajzat në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. V.A. me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje, ndërsa Gazeta Express, mëson se sot ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Një person i dyshuar me iniciale V.A, që sulmonte fizikisht gratë dhe vajzat në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.

Për të njëjtin, sot është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa rasti do të vazhdojë në prokurori.

Këtë për gazetën e ka bërë të ditur Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka konfirmuar se V.A sot është dërguar në paraburgim.

I dyshuari godiste vajzat dhe gratë me grushte, pa i njohur fare dhe pa ndonjë arsye.

Donika Kastrati, aktiviste e të drejtave të grave, ka rrëfyer të premten në T7 se si ka ndodhur sulmi ndaj saj, ndërsa ajo e kishte lajmëruar rastin në polici.

Ndërsa për raste të tilla të ngacmimit në rrugën “Agim Ramadani” është shkruar shumë herë së fundmi në rrjete sociale, ku vajza dhe gra shkruanin se janë sulmuar në atë rrugë nga një person i dyshimtë, përkundër kësaj, Policia e Kosovës kishte thënë se jo të gjitha rastet ishin lajmëruar në stacionet policore.

Menu Title