.
×

Ja çfarë mund të ju bëjnë pajisjet teknologjike kur flini



Pajisjet teknologjike, si telefonat, celularët, tabletat apo edhe televizorët dhe përdorimi i tyre brenda një dhome gjumi është i dëmshëm.

Ekspertët këshillojnë që të shmangën sa më shumë, ngaqë transmetimi i rrezeve blu shkakton lodhje dhe probleme me gjumin.

Ekspertët rekomandojnë për përdorim sa më të kufizuar të pajisjeve teknologjike për shkak se rrezet blu që lëshojnë kanë efekt negativ në hormonin melatoninë që kontrollon gjumin dhe tensionin e gjakut.

“Lodhja, gjumi i pamjaftueshëm, zgjimi i shpeshtë, dhe përgjumja gjatë ditës mund të ndikojnë në jetën shoqërore”, tregon ekspertja turke Zerrin Peline.