.
×

Ja cili është shteti i parë që e ka njohur Kosovën e pavarur, e thotë ambasadori britanik



Është menduar gjerësisht se Afganistani ka qenë shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, e vërteta duket se është ndryshe.

Në të vërtetë, Britania e Madhe ka qenë vendi i parë në botë që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

 

Kështu ka shkruar sot në llogarinë e tij në Facebook, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

 

Në rrjetin social, ai ka prezantuar edhe një logo, për shënimin e dhjetë vjetëve të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Britani e Madhe.