.
×

Ja merr jetën vetes një 60’vjeçar në Prishtinë, ishte punëtor i KFOR’it



Botapress 13 Shkurt-Një person me shtetësi britanike, që ka punuar në KFOR është gjetur i varur sot në Prishtinë. Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, rreth 60 vjeç.

“Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga PK.

Njësitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht kane nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.