.
×

Ja sa vite dënohet Arbnor Loshaj për një vjedhje



Botapress-13 Shtator

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është marr vendim që i akuzuari Arbnor Loshaj nga Carrabregu i Deçanit, të dënohet me një vit burgim, si dhe të paguan gjobën prej 300 (treqind) euro, për veprën penale të vjedhjes. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga prokurori Ersan Çavolli, thuhet se i akuzuari Arbnor Loshaj në bashkëveprim me F. U. dhe I. A. kanë vjedhur gjësende të ndryshme, e të cilat me një makinë të marr me qera (rent), ia kanë shitur të akuzuarit I. B, çka ka kryer vepër penale të vjedhjes, sipas nenit 325 të KPK-së.

Gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka vendosur që Arbnor Loshaj, të caktohet masa e burgimit prej një (1) viti, si dhe gjobën prej 300 (treqind) eurove.