.
×

Ja sa vota morën kandidatët e LDK-së në Degën e II në Prishtinë



Botapress 9 Tetor – Numërimi I votave për zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit tashme po shkon drejt fundit. Tash kur dihen fituesit dhe humbësit e ketyre zgjedhjeve, betaja e numerimit vazhdon te numërimi I votave për secilin kandidat nga listat e partive politike, shkruan Botapress.

Në fakt edhe pse nunerimi I votave për secilin kandidat po vazhdon, shtabet e partive politike tashme I kanë shenimet paraprake.

Botapress ka siguruar listen e votimeve per kandidatet e LDK se ne Degën e II në Prishtinë. Sipas shënimeve te Shtabit zgjedhor të kësaj Dege, per LDK në kanë votuar mbi 5 mijë votues. Prej tyre 5070 veta kane votuar Vjosa Osmanin kandidaten per kryeministre nga LDK ja. Më pas Kujtim Shala ka marre 1609 vota, Avdullah Hoti 1169, Berian Mustafa 1040 etj.

Dy prishtinalinjtë, Lumir Abdixhiku e Arban Arban Abrashi kanë kaluar mire ne kete Dege duke marrë,  Abdixhiku 1795 vota e Arban Abrashi 1178 vota.

Ajo që bie në sy nga kjo liste që ka siguruar Botapress është rezultati jo I mirë për kryetarin e Degës, Florian Dushi, I cili la marre 808 vota dhe kryetarin e Degës se I Ismet Beqiri I cili të Dega fqinje apo te “kojshitë” I ia marre vetem 574 vota.

Për me shume shihni listen e plote të votimeve sipas Shtabit zgjedhor të Degës së II të LDK së në Prishtinë.

Kjo listë nuk është përfundimtare deri sa të çertifikohen nga KQZ-ja. Në këtë listë nuk janë të numëruara edhe disa vendvotime, pra lista nuk është përfundimtare.

Gazeta Botapress do të iu mbajë të informuar.