[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jashari thotë se arrestimet e Speciales janë plan i dikujt brenda Kosovës, për kë e ka fjalën?



Arrestimet e së premtes në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin janë spektakël i mirëorganizuar në tavolinë.

Në këtë organizim, sipas tij kanë marrë pjesë edhe liderë politikë të Kosovës, në bashkëpunim me njerëz jashtë vendit. Në një intervistë për Euronews, Jashari ka thënë se liderët politikë në vend po e shkaktojnë këtë për ta mbrojtur e shpëtuar veten e tyre.

“Të ndodhë një gjë e tillë, e përgatitur, e planifikuar nga njerëz të vendit tonë në bashkëpunim me njerëz jashtë vendit tonë.. liderët tanë politik që janë sot apo pas lufte në skenën politike. Absolutisht e bëjnë për ta mbrojtur veten e tyre. Politikanët tanë, fatkeqësisht janë në gjendje ku me ditë çfarë të bëjnë vetëm për ta shpëtuar vetveten, që është për keqardhje dhe nuk guxon të ndodhë”, është shprehur Jashari i revoltuar.

Dosjet e Tribulanit Special, Jashari thotë se në OVL të UÇK’së i solli një dorë e pushtetit.

“Kush i solli ato dosje tre herë radhazi? I solli një dorë e fortë, një dorë që ka pushtet, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë Kosovës dhe asnjë njeri deri më sot nuk dëgjova që u arrestua nga Gjykata Speciale, qoftë në Hagë e kudoqoftë nga ajo zyrë ku u vodhën ato dokumente, qofshin kofidenciale apo jo. Edhe vjen dhe arreston në mënyrë spektakolare pa pasur aspak nevojë të bësh diçka të tillë, njerëz që ti ja ke lënë ato dokumente te dera. E ti nuk e arreston asnjë njeri që ka qenë përgjegjës t’i ruajë ato dokumente”, tha ai.

Jashari u bëri thirrje veteranëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga liderët politikë të vendit.

Unë i kam bë ftesë dhe apel të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare që të jenë të matur, të tregojnë kujdes, qetësi, maturi, që të mos biejnë pre e këtyre politikave të liderëve tanë politikë”, u shpreh Jashari. /Express/ VIDEO

 

 

 

Menu Title