[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jashari: Vuçiqi po nxit urrejtje me gjuhë nacionaliste



Kryetarja e Partisë Social Demokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari ka kritikuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili dje ishte në Kosovë, duke thënë se ai ka përdorur gjuhë nacionaliste.

Sipas saj, kjo gjuhë e Vuçiqit, kontribuon në nxitje të urrejtjes ndëretnike në Kosovë.

“PSD konsideron se vizita e kryeministrit serb Vuçiq në Kosovë u shoqërua me përdorimin e një gjuhe nacionaliste e cila i kontribuon nxitjes së urrejtjes ndëretnike në Kosovë. PSD mendon se lidershipi ne Serbi duhet të reflektojë në lidhje me situatën e re të krijuar në rajon pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

E PSDD nuk ka lënë pa përmendur edhe 16 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku thuhet se PSD, solidarizohet me dhimbjen e familjarëve dhe të të afërmeve të atyre martirëve që u flijuan për Kosovën e lirë e të pavarur.

“Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Menu Title