[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

JLo dhe Alex Rodriguez fotografohen për herë të parë pas lajmit të tradhtisë



Të sapofejuarit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet në Bahamas, pavarësisht thashethemeve të tradhtisë nga ana e këtij të fundit. 49-vjeçarja tregoi trupin e saj të tonifikuar me rroba banjet bojëqielli, ndërsa në dorë binte në sy unaza me diamantin 15 karatësh, shkruan Botapress.info

Çifti dukej shumë i qetë, ndërsa shijonte plazhin, frutat dhe bisedonin me njëri-tjetrin. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, me sjelljen e tyre çifti na lë të kuptojmë se nuk ka ndodhur asgjë, pasi ishin shumë të pashqetësuar, shkruan Botapress.info

Ditën e djeshme ka reaguar ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco duke deklaruar se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.

 

Menu Title