[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Joe Biden betohet si president i ri i Amerikes



Botapress 20 Janar- Joe Biden do të betohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Joe Biden duke u bërë kështu presidenti i katërt në historinë amerikane që nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.

Pak para momentit historik, Joe Biden, ka lënë një mesazh për gruan e tij në Tëitter, së shpejti Zonjës së Parë të SHBA-së, Jilly Biden.

Ai aty ia shprehi dashurinë dhe e falënderoi që është krah tij në ditën më të rëndësishme të jetës, njofton Klan Botapress.info.

“Të dua ty, Jilly, dhe s’mund të jem më shumë mirënjohës që të kam ty në këtë udhëtim”.Ai po ashtu ka publikuar një video të tyre dorë për dore derisa arritën për ceremoninë e inaugurimit.

Zëvendëspresidentja në ardhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, bashkë me bashkëshortin e saj, Doug Emhoff, ka arritur në Capitol Hill përpara ceremonisë së inaugurimit të saj si zëvendëspresidente dhe të Joe Biden si president i ardhshëm i Amerikës.

Ata tanimë kanë hyrë në objektin e Capitol Hill ku edhe kanë përshëndetur të gjithë ata që kanë shkuar për t’i mbështetur.

Harris dhe Biden pritet ta bëjnë betimin jashtë në mesditë, sipas orës lokale.Sot betohet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kanë mbërritur në Capitol Hill për inaugurimin e Biden.

Arritja e tyre u pasua nga ish-presidenti tjetër amerikan Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve më 2016, Hillary Clinton.

Joe Biden ka arritur në Kongres për inaugurimin e tij.Eskorta e presidentit të zgjedhur Joe Biden ka mbërritur në Capitol Hill përpara inaugurimit të tij.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesë. Biden pritet ta bëjë betimin në ambient të jashtëm në mesditë, sipas orës lokale.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, sapo ka arritur në Capitol Hill për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi i tij, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden.Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është evakuar për shkak të kërcënimit me bombë.

Kjo është konfirmuar edhe nga një zyrtar. Alex Marquardt i CNN e ka konfirmuar se ka pasur një prani të Gardës Kombëtare në rritje në momentet e fundit.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ndodhet përtej rrugës nga Capitoli i SHBA-së, ku presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të betohet.

Menu Title