[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kabashi: Po kryqëzohet deputetja Hoxha, kjo është anti-humane



Analisti politik, Bekim Kabashi, ka reaguar pas ‘kryqëzimit’ që po i bëhet deputetes Eliza Hoxha, pasi ishte fotografuar në publik, përkundër faktit se ishte e infektuar me koronavirus. Kabashi po thotë se në këtë mënyrë Hoxha është duke u kryqëzuar, veç pse ajo ka dalur për hallin e saj që asnjëri nuk e dimë pa e provuar.

Kabashi ka shkruar se po dëshirojmë që ta kryqëzojmë Eliza Hoxhën, pavarësisht se në foto shihet vetëm dhe ka sqaruar se ishte duke shkuar të mjeku për hallin e saj.

“Jem ka dojme me e kryqzu Elizen pse ka dale nga shtepia e saj, pavaresisht se ne foto shihet vetem, dhe po tregon se ka qene duke shku te mjeku per hallin e saj, hall te cilin do ta kuptonim vetem nese e provojme ne lekuren tone”, ka shkruar Kabashi.

Kabashi këtë ‘kryqëzim’ ndaj deputetes Hoxha po e cilëson si dehumanizim total.

Postimi i plotë:

Dehumanizim total

Jem ka dojme me e kryqzu Elizen pse ka dale nga shtepia e saj, pavaresisht se ne foto shihet vetem, dhe po tregon se ka qene duke shku te mjeku per hallin e saj, hall te cilin do ta kuptonim vetem nese e provojme ne lekuren tone.

Eliza ka tregu vete, pa e shty askush qe eshte e prekur nga virusi, dhe ka bere mire. Derisa shume te tjere e mshefin kur dalin pozitv, e dalin n’gu em’gu me ne ne kafe.

Disa po thone se s’ka pasur nevoje te dale e te shkoje vete te mjeku se vec e thirr emerguencen e ajo vjen t’merr. Vjen t’merr hamomin. Kur t’prekeni ju nga virusi, thirreni, edhe do ta vertetoni. Emergjenca vjen me t’marr vec kur t’bohesh me u shtri ne Infektive, edhe atehere s’eshte e sigurt, por jo kur shkon per t’i bere rentgen mushkerive, apo ndonje analize laboratorike.

 

Menu Title