[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kabineti i Hotit e përgënjeshtron Vuçiqin që tha se Kosova nuk shkon në Bruksel



 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dje nga Parisi ka lënë të nënkuptohet se Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e 12 korrikut që do të mbahet në Bruksel.

Megjithatë nga kabineti i Avdullah Hotit, deklarimet e tilla i kanë cilësuar si spekulime dhe kanë thënë se nuk ia vlenë të komentohet rreth tyre.

“Janë spekulime këto. Spekulimet e tilla as nuk vlen të komentohen”, është shprehur Beqiri për klankosova.

Vuçiq dje ka thënë se ka marrë një mesazh nga Miroslav Lajcak, rreth takimit të Bruskelit, derisa ka thënë se është shprehur i habitur se si dikush pranon fillimisht të marrë pjesë në takim dhe më pas thotë se s’mund të participojë shkaku i zhvillimeve të brendshme

“Tani sapo e mora një mesazh nga i dërguar i posaçëm i BE’së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe do të flas me të sonte për të parë se çfarë do të ndodh.

Për të qenë të sinqertë ne po mundohemi të tregojmë se jemi partnerë të sinqertë të BE’së dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ne nuk duam të ikim nga “temat e vështira”. Më befason kur dikush pranon një takim dhe pastaj thotë se nuk mund të vijë për shkak të rrethanave të brendshme. Imagjinoni sikur unë të them ka protesta dhe nuk mund të vij”, ka potencuar Vuçiq.

Menu Title