.
×

Kabrioleti më i fuqishëm nga “Ferrari” – (Video)



Pasi që në fillim të marsit në Gjenevë, u prezantua Ferrari 488 GTB, në versionin Coupe, kompania italiane tani ka publikuar fotografitë e para zyrtare dhe karakteristikat e versionit Spider me çati të lëvizshme, i cili do të ketë premierën e tij botërore në shtator të këtij viti në Frankfurt. Modeli i ri është prezantuar si “Kabrioleti më i fuqishëm nga Ferrari”.

Makina futet në lëvizje nga motori 3.9-litra V8 turbo me 660 KF, pra 98 KF më shumë se modeli aktual. Siç është gjithmonë rasti me versionet kabriolet, Ferrari 488 Spider është 50 kg më i rëndë se GTB, por ende e arrin përshpejtimin 100 km/h në 3 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 326 km/h.

Për ata që dëshirojë të gjitha detajet do të jetë i dobishëm informacioni se çatia nga aluminit e Ferrarit mbyllet për 14 sekonda, ndërsa rivalit të tij, McLaren 650S Spider, i duhen 17 sekonda.