[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kadri Veseli: Duhet Qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë



Kreu i PDK’së Kadri Veseli ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit Hashim Thacin. Para mediave, shefi i PDK’së tha se kërkojnë që të mbrohet kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, derisa janë për krijimin e një qeverie të re.

Sipas Veselit, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.

“Ajo të cilën e kërkojmë është të respektohet kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Të kihet parasysh panedemia, nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo cështje, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme që të rrezikohen qytetarët”, ka thënë ai.

Kreu i PDK’së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.

“PDK e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.

Menu Title