.
×

Kadri Veseli e merr mbështetjen e degëve të PDK’së për të mbetur në opozitë



Pak ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli u takua me kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të partisë të cilën ai udhëheq.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, u bë e ditur se Veseli ka diskutuar me ta për procesin e zgjedhjeve, derisa ka pranuar para tyre se do të qëndrojnë  në opozitë.

Tutje, thuhet se u dakorduan se PDK do të jetë opozitë e fusiqshme, derisa, shkruet se do të vazhdojnë reformat e brendshme në parti.

PDK e udhëhequr nga Kadri Veseli doli si parti e tretë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.