[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kadri Veseli kërkon që të premtën të mbahet seancë e jashtëzakonshme



Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

“Besojmë se ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit politik”, tha ai.

Veseli tha se duhet të behet më shumë që t’iu ndihmohet komunave.

Sa i përket që vendi është pa qeveri, Veseli tha se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri.

“Është çështje e këtyre të cilët e kanë ngritur mocionin dhe e këtyre që aktualisht janë në qeveri të marrin vendimmarrje. Pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se qytetaret po ballafaqohen me një pandemi”, tha ai.

Menu Title