.
×

Kaltrina Gashi: Ndikimi i stresit në familje



Familja është gjëja më e shtrenjtë dhe më e bukur që mund të ketë dikush. Sa herë përmendet emri familje , mendoj një parajsë ku egziston vetëm mirësia, dashuria , lumturia dhe gëzimi. Nëse dikush lëndohet , dhimbjen e ndejnë të gjithë. Nëse dikush gëzohet , të gjithë të tjerët lumturohen! Familja është e vetmja që të mbetet pasi ti mendon se ke humbur “gjithcka”. Për dy prindër gjëja më e bukur është krijimi i një familje, fëmija është gjithcka që sjellë në jetë një Nënë.

Me apo pa dëshirë ne c’do ditë përballemi me stresin , nën dikimin e faktorëve të ndryshëm gjatë ditës lodhja në punë, mendja tek fëmijët, shëndeti i tijë, punë të tepërt e menduar që do t’ia dalësh por që stë mjafton koha!, stres të sjellë ndonjë punë e pa menduar më parë , por që në shumicën e rasteve pak nga ata jemi që dim se si ta menagjojmë stresin dhe të qetësohemi, mos ti marrim afër vetës obligimet e ditës, të jemi më të qetë pavarsishtë se një ditë na sjellë sfida të reja , gjëra të papritura.

Prindërit ndonjëherë për shkak të punës së tepërt , obligimeve në punë, lënë anash fëmijën e tyre duke harruar përgjegjësitë që kanë për të.

Fëmija ka nevojë për dashurinë e prindërve , përqafimet e tyre dhe ngrohtësinë familjare.

Ndonjëherë edhe në familje ka vështërsi të ndryshme , zënka, hidhërime, por prap s’mund të harrosh ngrohtësin që familja të jep.

E dim që prindërit mundohen shumë! ata asnjëherë nuk ndalen duke punuar për ne , janë aq të fort sa është për tu habitur!.

Lodhja e tepërt në punë , përgjegjësitë e shumta kujdesi për familjen , fëmijët , nganjëherë pamundësia për të plotësuar kërkesat  e familjes , kushtet që i nevojitën fëmijëve sjellë tek prindërit stres, që është e vështirë për tu menagjuar, sepse stresi tek prindërit ndikon edhe tek fëmijët .

Prindërit pa dashje kalojnë limitin e tyre nga stresi duke e shfaqur atë tek fëmijët,  që kjo gjë ndikon negativisht në jetën e fëmijës . Ai ka nevojë për më shumë kujdesje dhe dashuri.

Jo c’do nënë mund të jetë ideale! nëse nuk je e gatshme të marrësh përgjegjësi të mëdha siq është fëmija , atëherë mos bëj gjëra pa i menduar mirë, sepse kjo gjë ndikon tek fëmija ytë.

Ne e dimë që babai lodhet shumë, por kërkoj nga ai lodhjen , stresin punën e lodhshme që e bënë të mos e shfaqë tek fëmijët , gjithcka që kalon në punë lëre tek puna sepse unë si fëmijë dua të të tregoj për lojërat që më pëlqejnë , ëndrrat e mia, dua të  më plotësosh dëshirat , dua të të shoh të lumtur me mamin dhe dua të më doni shumë.

Cka zgjedh nëse e shfaqë stresin në familje , ngrindesh me nënën e fëmijëve të tu në sy të fëmijëve, a e din se sa ndikon tek fëmijët e tu!.

Prindërit janë forca e familjes , ndërsa fëmijët janë vetë jeta.

Stresin që ti e ke e bartë edhe tek fëmija pa e dashur këtë gjë.

Konsideroje të rëndësishme menagjimin e stresit dhe mos e bartë atë nga puna në shtëpi apo nga shtëpia në punë!, sepse kjo ndikon negativisht në familjen tënde , e gjithashtu edhe në punën tënde .

Eshtë e vështirë ta ndalosh stresin por mundohu mos ta interpretosh atë tek të tjerët sepse ndikon edhe tek personat që ke afër vetës .

Mos e mendo vetëm në mënyrë negative , ndonjëherë stresi ka edhe dobi ! të përvetëson të jeshë më i kujdesshëm për herën tjetër , të mos bësh veprime të gabuara sepse e din rezultatin negativ te sajë.

Bota që ti po jeton ka sfida të shumta , e mira është ti kalosh ato pa qenë i stresuar , sepse jeta ka bukurinë e saj.

E punuar nga studentja; Kaltrina Gashi