[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kandidatja për deputete e VV-së mohon emrin e ri të shtetit, shkruan: Asnjëherë e veriut, gjithmonë Maqedoni



Kandidatja për deputete e Vetëvendosjes Vlera Gjakova përmes një shkrimi në Twitter ka mohuar emrin e ri të shtetit prej nga ajo vjen, të Maqedonisë Veriore.

Shkrimi i Vlera Gjakovës në Twitter

“Keep calm and stay country. Never North, always Macedonia” ka shkruar Vlera Gjakova në Twitter duke mohuar kështu edhe Marrëveshjen e Prespës e cila parasheh që Maqedonisë t’i shtohet përcaktuesi gjeografik, “e Veriut” me qëllim, zgjidhen e kontestit me Greqinë që ka qenë pengesë kryesore e mos anëtarësimit të shtetit fqinj në NATO dhe BE.

Vlera Gjakova ka udhëhequr me fushatën e Blerim Rekës për President të Maqedonisë së Veriut në vitin 2019.

Asokohe, Reka ishte kundërshtar i mohuesve të emrit të ri shtetit, ndërsa tani Vlera Gjakova po bie në kundërshtim me qëndrimet e saja paraprake.

 

Menu Title