[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kapet 25 vjeçari në Prishtinë, u mori qytetarëve para për viza pune



Botapress 7 Qershor – R.I 25 vjeçar është kapur mbrëmë nga policia në Prishtinë. Dyshohet se i riu ka mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë para kinse për t’ua bërë vizat e punës. Ai ka përfituar 7 mijë euro.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 3 persona, por dyshohet se numri i personave që kanë rënë pre e këtij mashtrimi është më i madh.

“Dje rreth orës 21:00 nga hetuesit e stacionit policor  Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që vetëm disa orë pas raportimit të rastit, të arrestohet personi i dyshuar:

  1. I, mashkull , 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

i cili dyshohet të ketë marrë nga  persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 7.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Policia fton qytetarët që të japin deklaratë në rast se kanë qenë viktima të këtij mashtruesi.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thotë më tej policia.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kaloj në institucionet kompetente.

Menu Title