.
×

Kapet peshku me dy gojë



Një çift peshkatarësh në SHBA nuk u kanë besuar syve pas asaj që kishte kapur grepi i tyre i peshkimit. Debbie Geddes dhe bashkëshorti i saj po peshkonin në liqenin Champlain në kufirin mes SHBA dhe Kanadasë kur bënë kapjen që ndodh një herë në jetë.

Ata kishin kapur një troftë më të madhe se mesatarja dhe me dy gojë. Fotot e postuara u bënë virale. Pasi i kapën peshqit dhe i postuan në rrjet ata i kanë hedhur sërish në ujërat e liqenit. Ende nuk ka një shpjegim se si mund të ketë një krijesë të tillë.