.
×

KEDS licensohet profesionalisht për siguri e shëndet në punë



KEDS është licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ushtrimin e punëve profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë.Kjo kompani njofton se licenca i mundëson kompanisë për të bërë vlerësimin e riskut dhe përpilimin e dokumentit për vlerësimin e riskut, inspektimin dhe testimin sistematik të mjeteve të punës, si dhe për përgatitjen e realizimit të programit për trajnimin e punonjësit për kryerjen e sigurt të punës.

KEDS ka investuar në certifikimin e personave si ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë në vitet 2017 dhe 2019. Deri më tani janë 8 ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë, të shpërndarë në shtatë distriktet e Kosovës, kështu duke përmbushur me sukses obligimet ligjore.

Me moton zero aksidente në punë, KEDS është duke punuar fuqishëm në mirëqenien e punëtorëve të vet.Kjo kompani thekson se ka arritur t’i ulë aksidentet në punë në shkallën 40 për qind.