[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kelmendi tregon si u aksidentua në të njëjtën ditë me Schumacherin: Të gjithë e dinë si “fluturova” nga pista e skijimit



Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se para 6 vitesh ishte rrëzuar gjatë një aksidenti në të njëjtin vend me kampionin e Formulës, Michael Schumacher.

Kelmendi, tha se ishte në të njëjtin vend, në një pistë skijimi ku ishte edhe Schumacher dhe që të dy ishin rrëzuar.

Ai tha se  në ato momente e kishte shpëtuar Zoti nga lëndimi dhe pasojat  e mëdha. Ndërsa për kampionin, Kelmendi tha se uron shërim të shpejtë për të.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Në të njejtën ditë dhe në të njejtin shtet (Zvicër) jemi rrëzuar gjatë skijimit unë dhe Michael Schumacher.

Ata që kanë qenë me mua e dinë mirë “fluturimin” tim jashtë pistës së skijimit.

Vetëm ZOTI i Madh më ka ruajtur nga lëndimi dhe nga pasojat.

ELHAMDULILAH.

Shpresoj dhe uroj që edhe ish- kampioni në Formula 1 Michael Schumacher, të shërohet dhe forcohet sa ma shpejtë.’’

Menu Title