.
×

Kelmendi: Vetëm puthjet munguan në Tiranë! Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”!



Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka komentuar fotografinë e publikuar mbrëmë nga disa medie ku shihej anëtari i VV-së, Xhelal Svecla, i shoqëruar me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në një tavolinë gjatë një takimi në Tiranë.

Sipas Kelmendit vetëm puthjet kishin munguar në Tiranë, ndërsa shton se herën tjetër mund të ketë pamje “+18″.Kelmendi thotë se anëtarët e VV-së po dalin të jenë më të këqij se sa ata të PDK-së, ku thumbon Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se ende pa ardhur në pushtet, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ndërsa i rikujton VV-së protestat e dhunshme që kishte organizuar vite më parë kundër negociatave me Serbinë.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij:Vetëm puthjet munguan në Tiranë!

Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”!Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë. Këta të VV-së po dojnë me dalë ma të zi se ata të PDK-së! Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë? Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18”.Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”.

E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit.