.
×

Këngëtarja 25-vjeçare eksiton balerinët në skenë (foto)



Teksa ajo këndonte në natën e fundit të “Hits Greatest Tour” , këngëtarja duket se ka bërë shumë qejf. 25-vjecarja Rochelle Humes kërcente afër me kërcimtarët e saj meshkuj teksa këndonte hitet si “All Fired Up”, ‘Just cant get enoug’ në Devon’s Plymouth Pavilions të martën. Këngëtarja mahnitëse është parë të përkëdhelte krahët e fryrë të një balerini, si dhe të vendoste dorën në kraharorin e tjetrit. Por duket se këto lëvizje nuk kanë qenë pa efekt, pasi edhe pse në skenë, balerinët duken të eksituar aq sa njëri prej tyre fotografohet i ndjerë në siklet.