[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë!



E “braktisur” nga familja dhe fansat, Fjolla Morina mëngjesin e kësaj të marte zbriti pa pranga nga furgoni i policisë, ndryshe nga dy djemtë që u arrestuan me të në makinë, të cilët ishin të prangosur. Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit.

Vendimi për masën e sigurisë ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të kësaj të marte, por seanca u shty fillimisht për në 13:00, më pas në 13:30. Për t’i shpëtuar burgut, këngëtarja ka gënjyer pasi ajo nuk është 2 muajsh shtatzënë. Report Tv mëson ekskluzivisht se pas kontrollit të dytë që iu nënshtrua, këngëtarja ka rezultuar se nuk është shtatzënë.

Duke e vlerësuar të ligjshëm arrestin, avokatja e saj kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese. Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë, ku pas kontrollit t e dytë rezultoi se nuk ishte. Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova do të ishte shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndronte në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Por, tani më, Morina rrezikon burgun.

Në gjyq u paraqitën edhe dy shoqëruesit e saj që ndodheshin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Gjilani që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.

Menu Title