.
×

Këngëtarja Lili Gjidodaj sjell këngën më të re Bailamos



Intervistoi Era Cela ; Është një ndër këngëtaret me timber zëri më të vecantë e cila dallon sapo dëgjohet . E kam fjalën për këngëtaren e mirënjohur Lili Gjidodaj e cila këtë verë ka qënë mjaft aktive dhe e kërkuar jo vetëm nëpër dasma e gëzime familjare por dhe në evenimente të rëndësishme si ”Sofra Dardane” , festivali “hitet verore” etj, ku mori pjesë me këngën më të re” Bailamos”. Në një intervistë Lili na tregon për emocionet që ka përjetuar në këto evente . Lili gjithashtu ka pak ditë që ka nxjerrë këngën e saj më të re “Bailamos” që është kthyer në hite verore dhe dëgjohet gjithandej . Lili tregon se si erdhi kënga “Bailamos” , është sezon verorë thotë ajo dhe duhet të kërcejmë pak. Lili gjithashtu për herë tëparë flet dhe për jetën e saj private ajo është mama e një djali 11 vjec Lideo dhe thotë se dhe me zemrën punët mirë e ika .
Përshëndetje Lili e di që je me pushime por ti e di që unë nuk të lë as aty pa të ngacmuar sa herë ti ke projekte të reja për të treguar publikut.Si po i kalon pushimet në jug të Shqipërisë ?
Përshëndetje e dashur, po kështu është kur nuk ruan mardhënie pune me ty ,ti nuk rri asnjëher pa më ngacmuar( ska pushime për ty) . Mirë pamvarsisht faktit që i kam mardhëniet e këqija me plazhin por do e sfidoj kësaj rradhe, nëse mundem.
Me kë po i kalon pushime?
Ah për herë të parë me motrën time dhe pjestarët e familjes tonë ( dhe mos u habit nësë i lë përgjysëm) se nuk bëj asnjëher 1 javë pushime bashkë)
Unë kam parë që këtë verë ke qënë shumë e angazhuar ?
Se di cfarë më ka gjetë kësaj vere . Ti e di më mirë.
Ti sapo përjetove një eksperiencë të re ishe pjesë e sofrës dardane ma përshkruaj pak si u ndjeve aty?
Sofra Dardane ishte një nostalgji, u ktheva vite mbrapsht kur unë i ndiqja turnet me Ansamblin Puka ( na ishte një herë se sot na e kanë harruar edhe emrin) .U ndjeva mrekullisht mirë jo për faktin e prezantimit, se seriozisht duhej të kisha përveshur mëngët për të bërë dicka shqeto çifteli ( me atë jam rritur).
Këtë vit ti ishe dhe pjesë e festivalit” hitet verore” ku more pjesë me këngën Bailamos si u prit nga publiku?
Bailamos do methënë kërcejmë, si mund të pritet një këngë që thotë kërcejmë mirë pra super mirë jam shumë e kënaqur .
Cilët janë bashkëpuntorët e kësaj kënge ?
Muzikën dhe orkestrimin i ka bërë Gaz Neziri përveçse muzikant shumë i mirë mik dhe artist djalë, mix master Arben Neziri no koment e njihni të gjithë dhe tekstin e ka bërë vetë ai.
Do të kemi ndonjë projek të ri nga ti për këtë verë ?
Po tani është sezon dasmash duhet diçka për dasma do vimë bashkë me kolegun tim Admir Prekaj ( mos më pyet më gjatë se nuk të tregojasgjë suprizë ) .
Të hidhemi pak te jeta jote private me zemrën si i ke punët ?
Buçi zemra…. po zemra do bëj të sajën e shoh që do tmë ngacmosh. Por sjam e mirë në të folur kështu që stë them dotë më shumë .
Unë të njoh mirë por për publikun cfarë e tjetërson Lilin ?
Më tjetërson ngrohtësia, njerëzit që vinë vërtet për të dëgjuar, për tu argëtuar dhe jo për intriga.
Si i ke mardhëniet me kolegët dhe koleget ?
Unë mirë duhet të pyesim ata si i kanë me mua .Të jesh vetvetja nuk ke mardhënie të mira me asnjë ( ja që nuk bëhemi dot lëpirëse ) A ka Lili miq dhe mikesha të ngushta?
Ua kam si jo, pak por të saktë. Kam një që më thotë shtriga ime ( edhe pse unë nuk i kam syçkat blu ) por spo jap emra se të gjitha më kanë qëlluar gjeloze .
Sipas teje ekziston miqësia e vërtetë ?
Ekziston miqësia e vërtet por duhet shpatulla për ta mbajtur!!! Korrektësi dhe respekt e mbanë një miqësi afat gjatë tjerat janë cfarë të bi lumi .
Si i ke madhënie me paratë ?
Po pse moj xhan ma bën ktë pyetje ! Paratë më duan mua unë s”jetoj dot pa to, kam mardhënie të mirë i shtrydh kur skam i hap të thahen kur kam Për cfarë prish më shumë ?
Më shumë shpenzoj për tim birë dhe gjërat e nevojshme ,ah më kanë edhe borxhe ( ndihmoj po nuk kujtohen ti kthejnë ) .
Faleminderit dhe një përqafim për ty qeflien ime që sapo më le pa ngrën