[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Këngëtarja shqiptare uroi Pavarësinë e Kosovës merr një reagim të ashpër nga serbët’



Dua Lipa, 24 vjeçare një këngëtare britanike me origjinë shqiptare ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Kjo lëvizje e saj ka shkaktuar një reagim nga komentuesit serb, kështu e fillon artikullin portali serb Zivot.

Këngëtarja postoi fotografi në profilin e saj në Instagram poshtë të cilit, shkroi: ’12 vjet pavarësi. Ka vetëm një vend, pjesa tjetër është hije’. Një mesazh i tillë publik, provokoi fansat serb edhe pse e respektojnë dhe e duan muzikën e saj me zemërim u përgjigjën se Kosova është pjesë e Serbisë.

‘Kosova është Serbi’, ‘Kthimi i saj duhet të jetë në Serbi’, ‘Pse nuk jeton atje’ , ‘Ti je një nacionalise e tillë,

‘Kosova është pjesë e Serbisë’ janë vetëm disa nga komentet për postimin e saj, shkruan tutje Zivot.Një tjetër reagim të komentuesve serb në postimet e Dua Lipës u përmend në këtë artikull. Kur Dua ishte në Kosovë, gjatë festivalit ‘SunnyHill‘ kishte mbajtur flamurin kuq e zi me shqiponjë në duar sipas këtij portali edhe kjo gjë i ka zëmëruar fansat e Duas edhe më shumë.

Menu Title