[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilli i Prindërve është i shqetësuar në lidhje me dhunën që po ndodhë në mes nxënësve të shkollave në Kosovë



Këshilli i Prindërve të Kosovës është i shqetësuar për manifestimin e akteve të dhunës qëpo ndodhë në mes nxënësve të shkollave në Kosovë , transmeton Botapress.info

Rasti i therjes me thikë dhe vdekjes së nxënësit LB. të SHML“ Luciano Motroni” të Prizrenit,është alarm për institucionet tona dhe prindërit për t’u marrë seriozisht me këtë dukuri,që po cenon jetën dhe integritetin fizik të nxënësve .

Ne si Këshilli i Prindërve të Kosovës, vazhdimisht kemi ngritur zërin se mungon siguria enxënësve dhe ka dhunë nëpër shkolla, dhe njëherësh, kemi kërkuar nga institucionet eKosovës, duke filluar nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, DKA-të, MASHT-i, prindërit,Policisë etj, që bashkërisht të punojmë në drejtim të forcimit të sigurisë së nxënësve dhezhdukjes së fenomenit të dhunës nëpër shkollat tona.

Në emër të Këshillit të Prindërve të Kosovës u shprehim ngushëllim prindërve të nxënësitqë e ka humbur jetën si pasoj e dhunës në Prizren, dhe apelojmë tek secili prindër që tëpunojnë me fëmijët e tyre dhe t’i parandalojnë sjelljet e tyre të dhunshme nëpër shkolla tëcilat po marrin jetë fëmijësh dhe po shkaktojnë tragjedi në familje, transmeton Botapress.info

Menu Title