[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshillojnë mjekët: Shmangni kremin kundër diellit



Një nga sëmundjet më të përhapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kanceri i lëkurës. Sipas një studimi më të fundit, të realizuar nga Shoqata Amerikane për Administrimin e Drogërave, kimikatet, kryesisht në kremërat kundër diellit, mund të hyjnë lehtësisht në gjak, qoftë edhe vetëm me një përdorim.

Pjesëmarrësit në këtë studim, të prekur nga kanceri i lëkurës dhe aktualisht nën trajtim, pranojnë se kanë aplikuar në lëkurë, krem mbrojtës nga dielli, të paktën 1 herë në 4 ditë. Ato iu nënshtruan analizave të gjakut.

Kërkuesit gjetën tek ata, 6 përbërës kimik të njëjtë, të përdorur në 4 formula kremërash të ndryshme, të cilat trupi i absorbon lehtësisht dhe i lejon që të hyjnë në gjak menjëherë.

Përveçse gjakut, kremërat nuk kanë infektuar asnjë pjesë tjetër të trupit, duke i mbajtur të fshehta edhe shenjat në lëkurë, duke mos shkaktuar asnjë irritim apo kruarje.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, janë shënuar 192 mijë raste të reja të të prekurve nga kanceri i lëkurës. Këshillat janë shmangia e kremërave dhe ekspozimi sa më pak në diell./A2CNN

Menu Title