.
×

Kështu e ka zbukuruar shtëpinë e tij në vendlindjen, mërgimtari nga Anglia, Osman Caka



Ai ka migruar në Angli gjatë kohës së luftës. Atje ka shkuar pas dëbimit që policia serbe i kishte bërë atij dhe familjes së tij dhe mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës, shkruan Botapress. Por, Osman Cakës i ka ndodhur një ngjarje e kobshme gjatë kohës së luftës. Atij paramilitarët serb i kanë vrarë djalin Ilirin i cili atëbotë, më vitin 1999 kishte vetëm 17 vjet. Babai Osmani e krejt familja Caka edhe sot e kësaj dite e ndjejnë dhembjen e djalit të tyre. Osmani këtë dhembje e ka shprehur përmes vargjeve duke botuar libra me poezi të shkruara për djalin e tij Ilirin. Mërgimtari Osman Caka i cili jeton tash e 20 vjet në Angli nuk e ka harruar as vendlindjen. Ai në Lagjen Caka ne Vate te Kacanikut ka ndërtuar shtëpinë e tij të re duke e dekoruar me portretin e djalit të tij Ilirit duke e quajtur “Kulla e Olir e O. Cakës”. Se sa e bukur duket shtëpia shihni vetë foton që Osman Caka e ka postuar në Facebook, të cilën e përcjellë Botapress.