[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu e reklamon Endriti takimin e presidentit Thaçi me Erdoganin



Djali i presidentit, Endriti ka publikuar një postim pas takimit të Thaçit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.Në Instagramin e tij, ka publikuar një foto të takimit duke i vendosur imazhit dy emotikon flamujsh, atë të Kosovës dhe Turqisë.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kreun e AKR- së Behgjet Pacollin kanë udhëtuar për në Stamboll. Aty janë takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.Takimi është zhvilluar, ndërsa presidenca nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtarë për vizitën e Thaçit në Turqi.

‘Presidenti i vendit sapo ka publikuar një postim në faqen e tij zyrtare duke treguar se çka ka diskutuar në takimin me presidentin e Turqisë. Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale’, ka thënë ndër të tjera, presidenti Thaçi.

Menu Title