[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këto janë gratë më të pasura në botë dhe nuk i kushtojnë aspak rëndësi bukurisë



Nëse do ti referohemi performancës elektrizuese të dy këngëtareve të njohura Shakira dhe Jennifer Lopez në skenën e “Super Boël”, shumë prej grave mund të pyesin veten: Po të kisha paratë e tyre si do të dukesha?

Sidoqoftë, ka gra të pasura në botë që në të vërtetë zotërojnë miliarda dollarë , por ato duken femra mesatare , madje në mjaft raste edhe të lëna pas dore. Po ju referojmë disa shembuj.Tatyana Bakalchuk, Rusi – Pasuri 1.2 miliardë dollarë

Tatiana është 44 vjeç dhe ishte në listën e Forbes vitin e kaluar si një miliardere e re. Ajo e fitoi e punë çdo dollar pasi vinte nga një familje mesatare që nuk ishte as e pasur.Tatyana u investua shumë në arsim. Më vonë ngriti një dyqan online me të cilin edhe u pasurua. Veshja e saj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk i pëlqen grimi dhe as veshjet e markës.Savitri Jindal, India – pasuri 6.5 miliardë dollarë

Savitri është 59 vjeçe dhe është zonja më e pasur në Indi. Ajo u pasurua pas vdekjes së burrit të saj, i cili kishte në pronësi një kompani metalurgjike. Savitri ka 9 fëmijë: 5 vajza dhe 4 djem. Djemtë janë angazhuar në kompani. Savitri është shumë e zgjuar. Falë saj, kompania ka rritur të ardhurat disa herë. Ajo vesh rroba tradicionale dhe vepron si një grua tipike, e moshuar nga India.Diana Hendricks, Amerikë – Pasuri 7.9 miliardë dollarëDiana është nënkryetare ekzekutive dhe pronare e ABC Supply. Ajo është 73 vjeç, ka 7 fëmijë, dhe një biznes që lulëzon.

Ajo e trashëgoi këtë biznes të madh nga burri i saj, por e dyfishoi atë pas vdekjes së tij në 2007. Për sa i përket pamjes, Diana pëlqen sportin dhe ushqimin e shëndetshëm.Yang Huiyan, Kinë – Pasuri 27.2 miliardë dollarëYang është 38 vjeç dhe gruaja më e pasur në Kinë.

Ajo trashëgoi një firmë ndërtimi nga babai i saj. Filloi të punojë në tregun e aksioneve, duke marrë rreziqe të mëdha, por arriti të rrisë pasurinë e saj.

Mediat kineze shpesh pëlqejnë të thonë se Yang nuk është një grua e bukur dhe as përpiqet që të jetë, por kontatime të tilla duket se nuk e prekin fare.Francoise Bettencourt Myers, Francë – pasuri 49.5 miliardë dollarëFrancoise është gruaja më e pasur në planet.

Ajo zotëron një 33% të aksioneve në Loreal. Nëse flasim për pamjen e saj, ajo është larg së qëni një grua tërheqëse. Por kjo nuk ka rëndësi për Francoise. Ajo është 66 vjeç dhe nuk ka ndërmend të fshehë rrudhat.

Menu Title