[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këto janë pasojat e përjashtimit nga ENQA



Botapress 11 Tetor – Për shkak të ndërhyrjes politike në arsim e veçanërisht në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), nuk mjaftoi vetëm përjashtimi i kësaj Agjencie nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Kjo Agjenci u përjashtua edhe nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), vendim i cili, sipas njohësve të arsimit, pritet të ketë pasoja për studentët kosovarë që diplomojnë në Kosovë.

Edhe një goditje i erdhi sistemit të arsimit të Kosovës ditëve të fundit, kur ENQA e përjashtoi AKA-n nga Asociacioni i tyre. Shkak për këtë gjë u bë ndërhyrja politike që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi.

Bashkë me lajmin e kumtuar nga ENQA, Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) përmes një shkrese iu renditën arsyet pse ky Asociacion e mori këtë vendim.

Këto arsye përfshijnë mungesën e konsensusit të gjerë në arsimin e lartë lidhur me rolin dhe aktivitetet e Agjencisë. Si arsye tjetër përmendet edhe mungesa e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA-s.

Ky vendim mbetet në fuqi për dy vjetët e ardhshëm, aq sa ka kohë Kosova që t’i pranojë rekomandimet e dhëna nga ENQA. Këto rekomandime përfshijnë ndarjen e sistemit arsimor nga politika. /zëri/

Menu Title