.
×

KFOR-i stërvitet në veri një ditë para transformimit të FSK-së në Ushtri



Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar një trajnim të rregullt në veriun e Kosovës. Sipas një njoftimi të KFOR-it në profilin zyrtar në “Twitter” thuhet se ky është një aktivitet i rregullt, pasi pritet të vendoset në gjithë Kosovën.

KFOR-i po ashtu ka bërë të ditur se një stërvitje e tillë ka qenë edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren.

“KFOR po kryen një aktivitet të rregullt trajnimi që të jenë të gatshëm për t’u vendosur shpejt në mbarë Kosovën në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Konvojet u zhvendosën dje në drejtim të Prizrenit dhe sot drejt veriut të Kosovës”, është thënë në njoftim.