.
×

Kili fton Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit



Kili, nikoqiri i asamblesë vjetore të Interpolit që fillon më 15 tetor, kohët e fundit miratoi pjesëmarrjen e delegacionit të Republikës së Kosovës në takimin vjetor, raporton RTS.

Autoritetet kiliane kanë aprovuar pjesëmarrjen e delegacionit të Prishtinës në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet në kryeqytetin Kilian nga 15 tetor deri më 18 tetor.

Përpjekja e vitit të kaluar nga Prishtina për ta bërë Republikën e Kosovës një anëtare të plotë të Interpolit ishte e pasuksesshme, pasi kjo iniciativë nuk mori shumicën e kërkuar të votave.