[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kim tenton ta shpëtoj martesën: Organizon një udhëtim me Kanyen dhe pastorin që i martoi para 6 viteve



Pak ditë më parë, mediat e huaja raportuan se Kim Kardashian dhe Kanye West kanë ndërmarrë një udhëtim, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.

Mediat raportuan se dyshja kishin qëndruar në shtëpi të ndara prej më shumë se një viti, por së fundmi pasi Kanye nxori disa “sekrete” familjare situata është përkeqësuar më keq.

Reperi amerikan u fotografua se bashku me djalin 4-vjeçar, Saint në një avion privat në Wyoming. TMZ raporton se çifti së bashku me fëmijët kanë udhëtuar drejt një ishulli. Ndërkohë, sipas Daily Mail, çiftit do t’i bashkohet në udhëtimin e tyre edhe pastori që i martoi 6 vite më parë, Rich Wilkerson.

“Kim donte të merrte nënën e saj, por nuk donte që Kanye të ndjehej sikur po i bëhej presion. Ajo po planifikon të marrë Rich Wilkerson Jnr, pastorin që i martoi ata, me gruan e tij – ose nëse Kanye nuk pranon, të flasin me video call. Ai është dikush që Kanye i beson.“, ka thënë burimi.

 

Menu Title